TIRANË– Infermieret dhe sanitarja që bashkëpunuan me Tire Alldervishin për ti marrë para familjarëve të pacientëve të shtruar nga Covid kanë dalë ditën e sotme para Gjykatës.
Seanca në Gjykatën Penale të Tiranës për caktimin e masës së sigurisë për infermieret Mira Bushi, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela dhe sanitaren Rukija Hoxhaj të cilat akuzohen për “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre” sapo ka nisur.