TIRANË- Albana Fico ka rekomanduar punn online, aty ku është e realizueshme.
E pranishmë ne mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Fico tha se respektimi i masave është parësor, kështu që çdo punë që mund të bëhet online, le të vazhdojë në atë mënyrë.
“Fakti që marrja e vendimeve tejet të vështira për autoritetet ka të bëjë me faktin që ne kemi masa, respektimi i të cilave është parësor. I kemi provuar sa herë janë ndjekur, janë respektuar. Duhet të jemi të qartë që respektimi i masave, punës online aty ku duhet. Mësimit online, distancimit social dhe mbajtjes së maskës,”- tha ajo.