“Beteja kundër virusit është një maratonë dhe jo një sprint. Ka nevojë për largpamësi, qëndrueshmëri dhe vendosshmëri.“- është shprehur Presidentja e Komisionit, Ursula von Der Leyen në fjalimin e saj mbi situatën me virusin në vend.
Sipas saj nga kjo situatë duhet të dalin disa mësime, njerëzit duhet të ndërgjegjësohen dhe të punojnë respektojnë masat mbrojtëse e parandaluese të këtij virusi vdekjeprurës.
“Fushata e vaksinimit në Evropë ka marrë hov në shumë vende. 26 milion doza vaksinash janë dorëzuar në Evropë që nga Dhjetori. Më shumë se 17 milion njerëz janë vaksinuar. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë sa më shumë që të jetë e mundur për të arritur qëllimin tonë: Të vaksinojmë 70% të popullsisë së rritur në Evropë deri në fund të verës. Ka edhe mësime nga ky proces që duhet të nxirren për të ardhmen. Dhe ne tashmë po e bëjmë këtë,” tha ajo.