Marjan Xhepexhiu është arrestuar nga autoritetet italiane pasi ishte shpallur në kërkim nga Shqipëria. 33-vjeçari është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 vite burg, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Sipas Interpol Tirana, 33-vjeçari, Marjan Xhepexhiu, ka plagosur me mjet të fortë një shtetas, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.