Elona Kalesha ka mbetur në burg për vrasja e çiftit nga Vlora: Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali. Kalesha është arrestuar për masakrimin e dyfishtë të Shpëtim dhe Teuta Pashos. Sipas gjykatës, ajo është një person me rrezikshmëri të lartë për shoqërinë.
Gjykata italiane thotë se ekziston rreziku konkret për të akuzuarën ndaj vrasjes së çiftit Pasho, pasi mund të përsërisë krimet. Nën hetim për ngjarjen makabre janë gjithashtu edhe Denis Kalesha, vëllai i vogël i Elonës dhe ish i dashuri, Taulant Pasho, i biri i çiftit të ndjerë shqiptar.