Tiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike disa modele të fletës së votimit për këtë vit. Abcnews.al siguroi modelet që pritet të miratohen pas regjistrimit të të gjitha partive dhe koalicioneve zgjedhore në KQZ për zgjedhjet e ardhshme të 25 Prillit.
Ndërkohë pritet që deri me datë 7 mars partitë politike të kenë të mbyllur dhe listën me emrat e kandidatëve për deputet.
Ndërkohë deri më tani, partitë që kërkojnë regjistrimin në KQZ janë:
Partia Socialiste
Partia Demokratike
Lëvizja Socialiste për Integrim
Partia Republikane
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Aleanca Demokristiane
Partia Agrare Ambientaliste
Partia Bashkimiki Demokrat
Partia Kristian Demokrate
Partia Lëvizja e Re
Partia Aleanca Demokracia e Re
Partia Komuniste
Partia Social Demokrate (PSD)
Afati i regjistrimit të partive është deri më 15 shkurt.