Një tentativë grabitjeje ka ndodhur në Roskovec, mbrëmjen e sotme, teksa ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 40-vjeçar. Sipas informacioneve zyrtare nga policia e Fier, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ku persona të paidentifikuar kanë shkuar për të vjedhur në banesën e shtetasit Arben Çepele, rreth 65 vjeç, por janë pikasur nga pronari dhe kushëriri i tij.
Autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, me të njëjtin emër Arben Çepele, rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.