SHBA- Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Turqisë ditën e sotme në mënyrë të ‘prerë’ të braktisë sistemin rus S-400 të mbrojtjes ajrore që bleu nga Rusia, pasi ato kërcënojnë sigurinë e teknologjisë së NATO-s.
Ditën e djeshme, ministri turk i Mbrojtjes Hulus Akar tha në një intervistë se qeveria e tij ishte e përgatitur të mos përdorte sistemin e raketave S-400 në mënyrë që të qetësonte tensionet mbi çështjen që po helmon marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Ankarasë. “Ne jemi të hapur për negociata! Këto sisteme përdoren në varësi të kërcënimit”, shtoi ai.
I pyetur në lidhje me këtë sinjal nga diplomacisë turke, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha sot se politika e Uashingtonit për këtë çështje “nuk ka ndryshuar”.
“Ne vazhdojmë ta nxisim Turqinë të mos e përdorë këtë sistem” këmbënguli ai.