SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka biseduar për herë të parë me Presidentin kinez Xi Jinping që nga marrja e detyrës. The Guardian shkruan se gjatë telefonatës mes tyre Xi mbrojti të gjitha politikat e Kinës pasi i quajti ato çështje të sovranitetit, por gjithashtu i tha se një përballje mes të dy vendeve do të ishte një katasrtofë e vërtet.
Ndërsa Biden tha se gjatë telefonatës e uroi presidentin Xi për vitin e ri hënor, si dhe gjithashtu ndau disa shqetësime në lidhje me politikat e Pekinit.
“Unë fola sot me Presidentin Xi për t’i ofruar urime të mira popullit kinez për vitin e ri hënor. Unë gjithashtu ndava shqetësime në lidhje me praktikat ekonomike të Pekinit, abuzimet e të drejtave të njeriut. Unë i thashë atij se do të punoj me Kinën kur të përfitojë edhe populli amerikan,” tha Biden.
Të dyja këto shtete nuk kanë pasur marrëdhenie të mira pasi kanë hedhur shumë akuza drejt njëra-tjetrës në fusha të ndryshme, ndërkohë që marrëdhëniet mes tyre u përkeqësuan më shumë në momentin e shpërthimit të Covid-19.