Thuajse i gjithë territori i vendit do të mbulohet nga dëbora gjatë kësaj fundjave.
Meteoalb bën me dije se reshjet do të prekin 95% të Shqipërisë dhe sasi në zonat veri-lindore dhe jug-lindore pritet të jetë 30-50 centimetër.
Meteoalb njofton se reshje dëbore pritet të bien edhe në Tiranë dhe Durrës gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe orëve të para të së dielës.
Reshjet e dëborës pritet të shoqërohen edhe me temperatura të ulta, rënia e të cilave do të fillojë nga e premtja dhe do të vijojë përgjatë të shtunës dhe të dielës si edhe në fillim të javës së ardhshme.