SHBA- Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një familje në Oklahoma.
Një burrë vrau dy vajzat e tij dhe më pas veten ndërsa ishte duke folur në telefon me bashkëshorten, sipas raportimeve të Daily Mail.
Sipas njoftimit nga ana e policisë, i dyshuari është 56 vjeçari David Kaiser. 56 vjeçari qëlloi fillimisht 19-vjeçaren Clarissa dhe më pas 14-vjeçaren Crystal.
Policia njoftoi se në departament mbërriti një telefonatë nga nëna e vajzave e cila ndodhej në punë momentin e ngjarjes. Ajo u tha policisë se disa momente më parë po fliste në telefon me burrin e saj. Gjatë bisedës, ai kërcënoi se do të vriste të dyja vajzat dhe më pas veten.
Gruaja, e cila ka punën 20 minuta larg nga shtëpia, i kërkoi policisë të kryejë një kontroll. Sipas policisë, çifti kishte pasur probleme për muaj me radhë dhe se 56 vjeçari e kishte kërcënuar vazhdimisht.
Policia kishte marrë edhe një telefonatë në 2017 por çështja ishte mbyllur me kaq. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes menjëherë pas telefonatës së gruas, por ishte tepër vonë, pasi 2 vajzat tashmë kishin vdekur