Tiranë- Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me operacionin që u mbajt ditën e sotme në qytetin e Krujës nga SPAK, ku u arrestua gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha, një avokat dhe kryesekretarja e gjykatës.
Nga porti i Durrësit, Yuri Kim u shpreh se Reforma në drejtësi po ndodh hap pas hapi dhe duhet të zhvillohet, ndërsa ftoi qytetarët që mos të jenë spektikë dhe mos të bien pre e propagandave.
“Reforma në drejtësi është me rëndësi. Për të gjithë skeptikët që kanë thënë se “ska për të ndodhur gjë; “që reforma dhe SPAK ska për të funksionuar”, kam një lajm për ju; e keni gabim! Dua ju inkurajoj që të shihnit të gjitha hapat që ka ndërmarr SPAK, siç është dhe rasti i çështjes sot në Krujë. Reforma në drejtësi nuk është një mrekulli, por ndodh hap pas hapi dhe duhet të zhvillohet dhe duhet të jemi ne ata që duhet ta ngrejmë dhe të ecim përpara. Duhet ta shtyni veten dhe të shkoni kundër skepticizmit. Ndaj fokusohuni në fakte, shihni se çfarë është duke bërë SPAK dhe policia. Mos lejoni që të shpërqendroheni nga propaganda”, tha Yuri Kim.