Avokati Ndue Pjetra ka kallëzuar në SPAK anëtarin e KLGJ-së Alban Toro për falsifikim të dokumenteve.
Pjetra e akuzon Toron se ka gënjyer gjatë punës së tij, gënjeshtra të cilat ai pretendon se i ka paraqitur dhe në Kuvend përmes dokumenteve që u shfaqën aty.
Avokati thotë se Toro është zgjedhur në kundërshtim me ligjin. Më tej, Pjetra shton se për përzgjedhjen si anëtar të KLGJ-së një avokat duhet të ketë të paktën 15 vite eksperiencë si jursit dhe 10 vite pune si avokat, pa ndërprerje.
“Alban Toro gënjeu për punën e tij si avokat. Ai e ka pezulluar në 2010-ën punën si avokat. Ky person, Alban Toto ka paraqitur dokumentet në Kuvendin dhe i ka munguar një dokument, që është një dokument nga Tatimet për pa-ndërprerje nga puna. Në vitin 2012 ka pezulluar punën Alban Toro si avokat. Për zgjedhjen në KLGJ duhen mbi 10 vite punë si avokat”, -tha Pjetra.