Një plagosje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Raportohet se një person është dërguar më urgjencë në spital, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij.
Po ashtu nuk dihen edhe shkaqet e plagosjes së tij, ndërsa ende nuk ka një komunikim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit.