Tiranë- SPAK ka mbajtur një operacion blitz paraditen e djeshme në Krujë, ku kanë vënë prangat 10 personave, mes tyre gjyqtarë dhe avokatë. Mes këtyre emrave ishte edhe mjeku kardiolog i QSUT, Edvin Prifti si një nga emrat e përfshirë në arrestimet që u bënë nga aksionet e policisë në Krujë.
Kardiologu akuzohet se ka marrë ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar të ëmën.
Gjatë kontrollit që iu bë në shtëpi dhe zyrë iu sekuestruan shuma e madhe me rreth 500 milionë lekë të vjetra, përkatësisht 200 mijë euro dhe 160 milionë lekë të vjetra, të cilat mjeku duhet t’i justifikojë, ndryshe ndaj tij do të ngrihen të tjera akuza.
SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të mjekut dhe të 2 infermiereve.