Teksa Donald Trump, ish-presidenti i SHBA-ve po përballet me gjyqin për fajësimin e tij në Senat lidhur me akuzat e nxitjes së sulmeve ndaj Capitol Hill në 6 janar është publikuar shifra ‘marramendëse’ që ai ka paguar për organizimin e këtyre trazirave.
Pagesat e identifikuara rishtazi nga të dhënat e fundit të Komisionit Federal të Zgjedhjeve (FEC) tregojnë se njerëzit e përfshirë në organizimin e protestave më 6 janar 2021, morën shuma edhe më të mëdha nga fushata e Trump në vitin 2020, sesa dihej më parë.
U zbulua se më shumë se 3.5 milion dollarë ishte pagesa e drejtpërdrejtë nga fushata e Trump 2020, së bashku me organizimin e demostratës në Cap[itol Hill.
Të dhënat e fundit të FEC, tregojnë të paktën 3 individë të listuar në regjistrat e lejeve për protestën e Uashingtonit, që ndodhen edhe në listë-pagesat e të fushatës së Trump deri më 30 nëntor 2020. Kështu shtabi elektoral i presidentit Trump ka paguar deri më 15 dhjetor, “Event Strategies Inc”, një kompani që aplikoi për leje për tubimin famëkeq, dhe që kishte të punësuar 2 individë të përfshirë në demonstratë.Dhe kjo vetëm 3 javë para sulmeve në Capitol./
Roli i Trump në tubimin e Uashingtonit pak para sulmeve të 6 janarit, pritet të ketë vëmendjen kryesore në gjyqin e fajësimit, edh epse nuk do të merret vesh se sa ishte shuma që Trump ka paguar në të vërtetë.
Pagesat kryheshin përmes kompanive off-shore, ku fshihej edhe paguesi i fundit. Sipas të dhënave të reja të analizuara nga OpenSecrets, shtabi i Trump dhe komiteti i përbashkët i mbledhjes së fondeve “Trump Make America Great Again Committee”, shpenzoi më shumë se 771 milion dollarë përmes “American Made Media Consultants LLC”.
Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2020, kjo skemë pagese ka fshehur qindra miliona dollarë të paguara ndaj kompanive që vepruan në emër të fushatës Trump dhe anëtarëve të familjes së tij. Lista e plotë e individëve që punuan për fushatën e Donald Trump, mbahet e fshehur nga publiku amerikan. Detajet e këtyre pagesave, si natyra e shërbimeve të ofruara nga secili individ, dhe sasia e parave që kanë ndërruar duar, janë të mbuluara me mister.
Por roli i grupeve jofitimprurëse të “parave të errëta”, që nuk zbulojnë donatorët e tyre në organizimin e demonstratave më 6 janar, vetëm sa e shton paqartësinë. Mungesa e transparencës që kërkohet nga grupe të tilla, nënkupton që shumë detaje se kush paguan dhe kush mbështet aktivitetet e tyre, mund të mbeten të fshehura.