Meghan Markle dhe media Mail Online’ kanë një përiudhë të gjatë që përballën në gjyq për një letër të publikuar nga këta të fundit. Letra që Meghan i dërgoi babait të saj pas dasmës madhështore u publikua online. Në ato kohë tensionesh mes dukeshës dhe babait të saj, letra doli në media dhe Markle vendosi të hapë një gjyq kundër “Associated Neëspapers Limited” për këtë publikim.
Ditën e djeshme u dha vendimi se gjyqi u mbyll në favor të Markle dhe “Mail Online” duhet të paguajë një gjobë për këtë veprim. Shifra e gjobës nuk është bërë e ditur në asnjë media të huaj.
Media e njohur e ka vlerësuar vendimin si të padrejtë dhe të pabazuar në prova, madje po konsiderojnë apelin e çështjes në ditët në vazhdim.