Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimet e bujshme ditën e djeshme në Krujë, teksa në prangat e policisë është vënë gjyqtarja Enkeleda Hoxha. Sipas dosjes hetimore bëhet me dije se një i dënuar për vrasje në Vlorë është liruar me kusht, 7 muaj më parë nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha. I dënuari vlonjat është identifikuar si Altin Skëndaj. Ndërkaq, theksohet se në të gjithë këtë skemë korrupsioni është idnetifikuar edhe një tjetër person. Shtetasi Isuz Tonuzi ka luajtur rolin e sekserit.
Ditën e djeshme janë arrestuar 10 persona ndërsa 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Në pranga është vendosur gjyqtarja Enkeleda Hoxha, ndërsa në përgjimet e SPAK kanë rënë edhe mjekë e infermierë.