Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale, një lapsus të kryedemokratit Lulzim Basha sot në bashkëbisedimin me gazetarët, ku Basha po denonconte mungesën e testimeve në të gjithë vendin.
Basha tha se “Durrësi kishte nevojë për 60 tampona, i sollën 15, ngelën 50“. Kjo i ka shkaktuar kryeministrit Edi Rama, jo pak të qeshura.
Me përshkrimin “Ahahaha o ti mos vdeksh kurrë, që nuk më zhgënjen asnjëherë… Po si si, 60 minus 15 baraz 50 ëëë?! Je i madh”, Rama ka ndarë videon dhe një “emoji” ku puth Bashën.
Për të parë videon klikoni këtu