Kreu i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Benet Beci ka mbledhur sot Sekretariatin Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave. Gjatë kësaj mbledhjeje, Beci ka bërë të ditur se është marrë vendimi që të ulen shkarkimet me 300 m3/s nga Heci Vau Dejës.
Po ashtu, Beci është shprehur se ulja e shkarkimeve bëhet që të mos ketë impakt në zonën e nën Shkodrës.
Vau i Dejës tashmë ndodhet 1.5 metër nën kuotën maksimale prej 76 metrash dhe nëse rikthehen reshjet KESH do të jetë sërish i detyruar të rinisë shkarkimet.