Flet babai i gjykatëses Enkeleda Hoxha e arrestuar për korrupsion në gjykatën e Krujës. Bejlul Hoxha ka deklaruar se vajza e tij është e ndershme dhe nuk ka bërë kurrë padrejtësi.
Ndërsa ndodhej në gjykatë për të pritur masën për të bijën ai shprehet se e ka pritur SPAK-un, natë e ditë, pasi është krejtësisht i ndershëm dhe se paratë e gjetura në shtëpi janë të ligjshme, për të cilat ka dokumente.
“Ajo ka numrin më të vogël të krimeve në Gjykatë. Unë do kërkoj që të gjejë një zgjidhje, në 15 shkurt kishte mbledhje të KLGJ, si i doli SPAK para KLGJ, ajo mori leje për njohjen e avokatit, në mes të natën vajti në tërë gjykatat e Krujës, kur ne flinim në shtëpi, ajo ishte në Dibër, në Burrel në Has, ajo nuk ka rezerva valutore që i kapi SPAK, SPAK gjeti shpenzimet, 10 mijë dollarë, kam 4500 firma, i kam të gjitha me dokumente, janë të shtëpisë që duhen paguar urgjent, kërkoj që ky kapërcim etapash të gjejë zgjidhje, e kam pritur SPAK natë e ditë të vijë se jam i qetë dhe i pastër, ato erdhën dhe i spostuan KLGJ, pse e spostuan?
Atje dy figurat kryesore të policisë kanë pritur SPAK, ai djali i Enkelejdës është 19 vjet autik dhe ai e di se c’heq i shkreti se nuk del dot, rri me gjyshen që është bërë sa një dorë njeri. Po ta shohësh vajzën time do thuash ti kjo është gjyqtare e Republikës së Shqipërisë? Fle në 2 divane dërrase, vet jam me parkison dhe vajza fle të këmbët e djalit. Ai djali me autizëm është lutur ta transferojnë në Tiranë, kemi bërë letra presidentëve, dhe na thonin ‘ja do mendojmë”.