TIRANË-Një banesë në Tiranë, ditën e sotme është përfshirë nga flakët. Sipas burimeve paraprake, bëhet e ditur se një banes në rrugën “Azem Hajdari” në Bathore, e cila i përket një personi me iniciale H.N është mbuluar nga zjarri.
Ndërkohë, deri më tani janë evidentuar vetëm dëme materiale, ndërsa arsyet e zjarrit ende nuk janë të qarta.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.02.2021, rreth orës 13:25, në rrugën “Azem Hajdari”, në Bathore, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. N., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.