SHËNGJIN– Një shpërthim është dëgjuar mbrëmjen e sotme në Lezhë, pranë vendit të quajtur “Rruga e Kallmetit”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, dhe sipas Policisë së Shtetit, i është vendosur tritol lokalit të marrë me qira nga V.Sh.
Sasia e vogël me lëndë plasësë ka shpërthyer por fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor kanë zbarkuar në vendngjarje dhe kanë nisur nga puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
(k.m/dosja.al)
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.02.2021, rreth orës 21:45, në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit” Lezhë, në lokalin e marrë me qera nga shtetasi V.Sh.,banues në fshatin Mërqi,Lezhë, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.