Tiranë- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko konfirmohet pozitiv me koronavirus. Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka nisur karantinën e detyrueshme.
Ditën e sotme ai nuk ka marrë pjesë në konferencën e mbajtur ditën e sotme online me shkollën ekonomike të Londrës.
Po sot u konfirmua pozitive me koronavirus edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.