POGRADEC– Një person është gjetur i mbytur në liqenin e Pogradecit.Ngjarja e rëndë është raportuar pasditen e sotme. Trupi i pajetë është pikasur në ujë dhe është dërguar në morgun e spitalit të Pogradecit.
Ende nuk dihet identiteti i personit të cilit është mbytur në liqen, por paraprakisht raportohet se bëhet fjalë për një të moshuar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetimet paraprake. Pritet që nga momenti në moment të zbardhen detaje të reja.