Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në seli për herë të dytë drejtuesit politikë të PD në qarqe. News 24 raporton se në fokus të takimit do të jenë zgjedhjet e 25 prillit dhe situata në terren.
Kjo është mbledhja e dytë e Bashës me drejtuesit politikë teksa pas caktimit të tyre dhe regjistrimit në zgjedhje, PD-së i ka ngelur vetëm të zyrtarizojë listën e kandidatëve për deputetë.