Krujë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Krujës, ku një 29- vjeçar ka përdhunuar një 54- vjeçar, i cili vuante nga probleme mendore.
Abuzimi është kallëzuar nga nëna 82- vjeçare e 54- vjeçarit.
Njoftimi i policisë
Policia arrestoi I. K., 29 vjeç, banues në Krujë, pasi më datë 31.07.2019, ka bërë kallëzim shtetasja S. T., 82 vjeçe, se ky shtetas ka kryer marrëdhënie homoseksuale me djalin e saj 54 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.