Sipas MeteoAlb dita e sotme do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira që herë pas here do të dominojnë motin në vendin tonë ku në skajin verior dhe juglindor vranësirat janë më të shpeshta duke sjellë dhe rreshje të pakta dëbore, por mesdita dhe pasditja sjellin mbizotërim te motit të kthjellët në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten lehtë në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -17°C deri në 5°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 55km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.