Bazuar në marrëveshjen me kompaninë farmaceutike Pfizer pritet të vijnë sot në vendin tonë 7000 doza të tjera të vaksinës kundër Covid. Këtë lajm e ka njoftuar kreu i emergjencave, Skender Brataj. Brataj tha se brenda këtij muaji pritet të vije sasia e 40 mijë vaksinave që ishte premtuar që në fillim.
Sipas Bratajt vendi ynë ka një kontratë me 500 mijë vaksina të Pfizer dhe 1 milionë e 140 mijë me COVAX, që kanë filluar të lëvrohen. Pra janë 800 mijë persona te paktën, me të dyja dozat, që janë të garantuara që do vaksinohen.