Policia e Durrësit arrestoi një italian në Pikën Kufitare të Durrësit. Bazuar në analizën e riskut, Policia e Durrësit ka kontrolluar më imtësishëm në vijën e dytë, një makinë “Citroen” që drejtohej nga një shtetas italian G.A.
Gjatë kontrollit të makinës, brenda gomës rezervë në fund të bagazhit, Policia ka zbuluar 2 pako brenda të cilave gjendeshin 2 kg marijuanë.
Në moment, Policia bëri arrestimin e shtetasit italian G.A, 50 vjeç për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.