TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar partitë politike në Kosovë për procesin zgjedhor që u zhvillua dje dhe posaçërisht siç thotë ai, fituesit e qartë të zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje. Në një urim në rrjetet sociale, Rama uron që vullneti i qytetarëe të përkthehet në një kapitull të ri për Kosovën e një qeveri të qendrueshme.
URIMI I PLOTË I EDI RAMËS:
“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve,LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën,me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social.“
Qytetarët e Kosovës shkuan në dje në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku morën pjesë 46.90 % e votuesve. 28 parti garuan për 120 karrige në Kuvend. Zgjedhjet u fituan thellë nga LVV dhe Albin Kurti, ndërsa PDK pranoi humbjen dhe qëndrimin në opozitë e po ashtu dhe LDK. I vetmi që është i hapur për koalicion me VV është Ramush Haradinaj, i cili synon edhe postin e presidentit. Parlamenti i ri pritet të zgjedhë edhe presidentin, ndërsa pritet edhe një koalicion qeverisës pasi VV-së i duhen 61 mandate për krijimin e qeverisë së re, që e vetme nuk mundet që ti plotësojë.