Kairo- Arkeologët kanë zbuluar një fabrikë birre 5,000 vjeçare në fshatin antik të Egjiptit, Abydos.
Birraria mendohet se është një nga fabrikat më të lashta në Abydos, që i përket periudhës së Mbretit Narmer, rreth vitit 3100 para Krishtit. Sipas arkeologëve dhe ekspertëve, birra është përdorur në lashtësi për ritualet e djegies së trupit tek familjet mbretërore.
Kjo fabrikë ishte e ndarë në 8 seksione të mëdha për prodhimin e pijes, ku secila kishte 40 poça që mbusheshin me ujë të ngrohtë ku bëhej më pas edhe procesi I përzierjes së ujit me grurin. Mendohet se kjo birrë ka prodhuar deri në 22, 400 litra birrë, raporton CNN.
Përktheu dhe përshtati në shqip Alba News