Tiranë- Gjyqtarja e arrestuar nga SPAK, Enkelejda Hoxha do të merret në pyetje nga Prokuroria ditën e sotme.
Gjyqtarja e Krujës u shoqërua ditën e sotme nga paraburgimi në SPAK për të vijuar me procedurën e marrjes në pyetje, procedurë kjo që zbatohet në rastet kur nuk merret në pyetje pas arrestimit, por 5 ditë më vonë.
Gjyqtarja ‘famëkeqe’ e Krujës u arrestua nga SPAK së bashku me 9 emra të tjerë të institucioneve gjyqësore.