Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka bërë deklara të forta nga Kuvendi, duke thënë se arrestimet e fundit me urdhër të SPAK në Gjykatën e Krujës ishin një mesazh jo vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që janë ende në sistem, por edhe për politikanët.
Këtu u ka bërë apel Berishës, Bashës, Kryemadhit dhe Metës të heqin dorë nga përpjekjet për të kthyer pas reformën. Kreu i grupit parlamentar të PS, ka deklaruar se reforma në drejtësi është në rrugën e duhur duke falenderuar ata që e kanë mbështetur prej fillimit. Sipas tij vendimi i fundit nga Gjykata Europiane ishte një mesazh i qartë.
“Meriton nga kuvendi të marri një vlerësim, jo ju, dua tju falenderoj për mbështetjen që keni dhënë për reformën në drejtësi. Rezultatet e spak, ild, e institucioneve të tjera janë pozitive.
Kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi, rezultatet e deritanishme të SPAK janë mbresëlënëse, goditja e javës së kaluar në zemër të sistemit gjyqësor, ku ende ka plagë të rëndë, ku gjyqtarët e kanë kthyer pozicionin e tyre në gjobëvënie.
Goditja ishte e duhura për tu dhënë një mesazh të qartë jo vetëm gjyqtarëve të korruptuar që janë në sistem por edhe politikanëve që duan të pengojnë çuarjen përpara të kësaj reforme. Meta, Berisha Kryemadhi duhet të heqin dorë nga përpjekja se mund të kthejnë mbrapsht reformën, të heqin dorë nga takimet në skuta me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar të skualifikuar duke premtuar se do i rikthejnë, të heqin dorë nga të tilla praktika të shëmtuara.
Meta, Basha, Berisha, Kryemadhi dhe kujtdo që iu shkon pas këtyre, të heqin dorë nga shpresa se do kthejnë reformën në drejtësi. Vendimi i Gjykatës europiane ishte një vendim që konfirmon se vetingu ka vazhduar me rezultate”, tha ai.
Balla u është përgjigjur akuzave të bëra nga opozita lidhur me situatën e krijuar prej motit të keq. Ai tha se njëjta situatë ndodh dhe në vende të tjera duke përmendur këtu Greqinë. Ai shtoi se kreu i PD Lulzim Basha teksa po qëndronte në vilën e tij kishte marrë në telefon në një televizion privat duke thënë se është bllokuar në rrugë në Shkodër. Këtu foli dhe për situatën e pandemisë, duke thënë se styre politikanëve që nuk respektojnë masat anti COVID u rrofshin votat.