Vlorë- Altin Çeloaliaj nga qyteti i Vlorës punon si efektiv i forcave speciale në Amerikë dhe së bashku me 5 efektivë policie të tjerë kanë mbërritur në Shqipëri dhe më pas do të vijojnë rrugëtimin në Kosovë për Pavarësinë e Kosovës.
Së bashku me efektivë të tjerë në departamente të ndryshme, kanë krijuar shoqatën e policave shqiptarë në Uniformën Amerikane. Deri tani në total janë 500 të anëtarësuar ndërsa objektivi është ruajtja e vlerave shqiptare dhe ndihma për policinë shqiptare.
Në një intervistë për News 24 i riu tregon eksperiencën e tij në policinë amerikane si dhe ruajtjen e vlerave shqiptare me koleg dhe miq. Çeloaliaj ka qenë dhe ndër të parët e infektuar me COVID-19 në Neë York ndërkohë që rrëfen se edhe pse ka kaluar një vit, analizat tregojnë se i ka ende antitrupat.