Firma kontraktore që mirëmban superstradën Milot-Balldren është vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës pas problemeve që kjo rrugë pati gjatë fundjavës së shkuar me bllokimin për shkak të motit të keq. Shkak për problematikën u bënë reshjet e mëdha të borës të shoqëruara nga ngrica. Policia Lezhë ka akuzuar firmën kontraktore për “Shpërdorim detyre”, duke pretenduar se gjendja e djeshme e rrugës erdhi si pasojë e keqmenaxhimit të fondeve dhe se kompania nuk ka marrë asnjë masë për mirëmbajtjen e rrugës.
Prokuroria e Lezhës duhet tanimë të mirëmbajë dokumentacionin dhe të kontrollojë nëse realisht ka patur një shkelje nga ana e kompanisë. Ditën e sotme prokuroria ka marrë në pyetje inxhinierët e firmës. Megjithatë firma thotë se nuk e ka pjesë të kontratës atë pjesë të rrugës, pasi ajo është një zonë fushore.