Durrës- Hapet pavijoni COVID në spitalin rajonal të Durrësit.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në hapjen e këtij pavijoni.
“Spitali Rajonal Durrës – Ministrja Ogerta Manastirliu me stafin mjekësor të pavionit të dedikuar COVID, ku sot nis trajtimi i pacientëve me COVID19, duke aktivizuar skenarin të përfshirjes së spitaleve rajonale. Nga 430-630 shtretër, i shtohen kapaciteteve aktuale të dedikuara për pacientët me COVID19, ku stafi është trajnuar dhe janë përfunduar investimet për sigurimin 100% të linjave të oksigjenit, pajisjet jetëshpëtuese në terapinë intensive dhe furnizimi me barnat e nevojshme.Nuk do të reshtin përpjekjet tona dhe të stafeve mjekësore për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve, por është #thelbësor bashkëpunimi, për të ndalur zinxhirin e infeksionit”
Vijon…