TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën që gjendet vendi pas bllokimit të akseve rrugore nga moti i keq. Kështu bëhet e ditur se po vijohet puna për pastrimin e akseve dhe shpërndarjes së kripës ndërkohë që kërkohet nga drejtuesit e mjeteve që të pajisen me goma dimri ose zinxhirë në mënyrë që të reduktojnë shpejtësinë.
Ndërkohë në Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi bëhet me një korsi, ndërsa në veri dhe në jug të vendit mjetet duhet të jenë pë pajisura me zinxhirë për të kaluar.
INFORMACION:
Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.
Kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
RAJONI VERIOR
Qarkullohet pjesërisht me zinxhirë:
Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.
RAJONIO QENDROR
Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.
Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri:
Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.
RAJONI JUGOR
Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.
Vazhdojn puna për mitëmbajtjen rutinë