Shkodër- Zyrtarisht ditën e sotme nis vaksinimi anti COVID në qytete. Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Shkodrën, qyteti i parë pas Tiranës që do të nis vaksinimin anti-COVID.
Por para mbërritjes së tij në qytet disa nga qytetarët e Nën Shkodrës kanë dalë në protesta për përmbytjet që janë shkaktuar në vend për shkak të situatës së rëndë nga shirat që përfshinë vendin.
Të pranishëm afër protestuesve që janë të shpërndarë duke qenë se nuk lejohen grumbullimet janë prezent edhe disa efektivë policie.