Shkodër- Procesi i vaksinimit të personeleve mjekësore do të nis sot në Shkodër, si qyteti i parë pas Tiranës.
Procesi i vaksinimit do të zhvillohet në ambientet e godinës së klubit sportiv Vllaznia. Edhe kryeministri Rama do të marrë pjesë në nisjen e këtij procesi, ku po pritet me protesta nga banorët e Nënshkodrës.
Mbrëmjen e kaluar mbërritën në Aeroportin e Rinasit 7020 doza vaksinash në Tiranë, ku do të nis vaksinimi në qytetet e tjera të vendit, ku qyteti i parë do të jetë Shkodra, pastaj Vlora, ndërsa stafi mjeksor i Elbasanit dhe Durrësit do të vaksinohet në Tiranë.