Gjykata e Tiranës ka rrëzuar vendimin e prokurorisë për sekuestrimin e regjistrave të nxënësve në kolegjin ‘Turgut Ozal’, i cili po hetohet për pastrim parash, ndërsa ia ka kthyer institucionit.
Prokuroria i kishte sekuestruar regjistrat për të provuar që numri i nxënësve ishte i njëjtë me ato të deklaruar. Por gjykata e ka konsideruar vendimin të padrejtë dhe regjistrat i janë kthyer kolegjit.