Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se rastet në Europë kanë regjistruar rënie gjatë 4 javëve të fundit. Prapë se prapë frika për përhapjen e varianteve të reja mbetet e madhe. Infektimet në rënie kanë kapur shifrën e mbi 1 milionë raste në një javë. Mjekët ngrenë alarmin e humbjes së jetës nga tromboza. Shumëkush e lidh me koronavirusin, por të shumta janë ndodhitë mes personave të painfektuar.
Mjekët thonë se diçka e tillë vjen si pasojë e mospasjes së aktivitetit fizik, kryesisht në zonat ku ndalimi i lëvizjes është prezent, ndaj bëjnë thirrje për mbajtjen në formë të trupit, nëpërmjet ushtrimeve fizike.