Vlorë- Një tjetër humbje jete nga bluzat e bardha në vendin tonë si pasojë e COVID-19. Mjeku dermatolog në Vlorë Llambro Bala, nuk ja ka dalë që të fitojë betejën me COVID-19. Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë ka dhënë njoftimin për ndarjen nga jeta të mjekut dermatolog.
Në njoftim shkruhet:
“Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Llambro Bala, mjek Dermatolog ne Vlore, si pasoje e Covid-19.
Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij…….
I paharuar qofte kujtimi i Tij”.