Kryetari i Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak. Ai është gjetur pa ndenja në fshatin Gjashtë dhe është transportuar në spital ku dhe ka ndërruar jetë. Mema është ndarë nga jeta këtë të mërkurë.
Hariz Mema drejtoi prej 8 vitesh Partinë Demokratike në Sarandë dhe ishte një prej figurave më të shquara në radhët e saj.