Koronavirusi nuk po kursen as moshat e reja. Së fundmi, një djalë i ri nga Elbasani ka humbur jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se 31 vjeçari nga Elbasani prej rreth dy javësh për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ishte i shtruar në spitalin Covid 2 në Tiranë.
Gjendja e tij ishte rënduar pas infektimit me koronavirus, por nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër bashkëshoqëruese.