Tajvani është një rast i rrallë suksesi në luftën globale ndaj COVID-19. Ishulli me rreth 24 milionë banorë shënon 200 ditë pa asnjë rast me COVID-19.
Shumë afër Kinës, origjinës së Sars Cov-2, Tajvani duket se ka menduar më parë për pandeminë. Që në 2003, kur Tajvani u godit nga Sar Cov-1 autoritetet ndërtuan kapacitete të veçanta për t’u përballur me pandeminë.
Ministri i jashtëm, Joseph Wu thotë se sa sapo u mor vesh për rastet me pneumoni sekrete në Kinë, u kuptua se do ishte pandemi. Pikërisht vetëm dy ditë para se Wuhan të hynte në ”Lock-Down” më 23 janar, Tajvani mbylli kufijtë për vizitorët e huaj.
Tajvani është ishull dhe e kishte më të lehtë të kontrollonte hyrje-daljet prandaj nëpër porte e aeroporte vendosi një regjim strikt gjurmimi dhe skanimi.
Po ashtu ish-presidenti, Chen Chien-jen që është edhe epidemiolog, thotë se si ”Lock-Down” edhe testimi masiv janë të panevojshme ose ose jo ideale.
Florida në SHBA ka popullsi të njëjtë me Tajvanin dhe vetëm të mërkurën pati mbi 4 mijë raste ditore nga COVID-19, raporton Aljazeera.