Sipas MeteoAlb Shqipëria mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave deri në orët e pasdites. Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të bëhen gradualisht më të dukshme në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesdite duke luhatur vlerat ditore nga -8°C deri në 12°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.