Australi- Dalin detaje të tjera nga vrasja e çiftiti shqiptar nga babai në dhjetorin e 2019-ës.
Mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit 2019, 56- vjeçari, Osman Shaptafaj qëlloi për vdekje vajzën e tij 25- vjeçare, Lindita Musai dhe dhëndrrin Veton Musai 29 vjeç, të cilët ishin të martuar prej një viti. Vajza e tij Lindita, 25 vjeçe, vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dhëndri Vetoni, vdiq të nesërmen në spital. Çifti sapo ishte kthyer nga një udhëtim i shkurtër ku kishin festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës, ku pas një sherri mes tyre ai i ka qëlluar të dy e më pas edhe veten. Ai jetonte vetëm 5km larg nga shtëpia e tyre, zonë ku ai u gjet i pajetë nga një plumb i marrë në kokë, raporton Daily Mail .
Fillimisht Shaptafaj nuk u shpall fajtor, pasi rezultoi me problme mendore, ndërsa tani gjykata ka marrë vendimin ta shpallë fajtor dhe të vuajë dënimin për krimin e rëndë.