Tiranë- I arrestuar pak ditë më parë, mjeku i QSUT, Edvin Prifti ka dhënë argumentet lidhur me shumën e parave që iu gjet në banesë.
Prifti ka paraqitur apelimin mbi shumën 500 milionë lekë që iu gjetën në banesë.
Në apelim thuhet se pasuria e mjekut, Edvin Prifti është e ligjshme, se paratë e gjetura në banesë janë të bashkëshortes së tij, dhe se ai nuk ka bërë përpjekje për ta fshehur. Kujtojmë se SPAK i gjeti mjekut Edvin Prifti në banesë dhe në zyrë 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë.