Një përleshje e çastit në Shkodër ka përfunduar me një të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites në lagjen e njohur si ‘Parrucë’.
Burime nga policia thanë se, dy persona janë përfshirë në një përleshje momentale, motivet e së cilës ende nuk dihet.
Gjatë sherrit janë nxjerrë dhe armët, por fatmirësisht nuk është qëlluar me to.
Njëri nga të përfshirët në sherr është goditur disa herë me qytën e pistoletës në fytyrë, duke përfunduar në spital.
Autori është larguar, ndërsa policia thotë se po e ndjek.